KROACIA ZYRTARIZON TRAJNERIN E RI

Zlatko Dalic, emërohet përzgjedhës i Kroacisë
7 October, 2017 @13:01
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS) unanimisht ka vendosur që të bëj Zlatko Dalicin, përzgjedhës të Kroacisë, pas largimit të Ante Cacicit nga detyra.
Dalic së fundi ka qenë trajner i Al-Ainit në EBA, ndërsa më parë ka punuar edhe si trajner i Varteksit, Rijekës, Slavenit, Dinamos së Tiranës (2008/09), Al-Faisalyt, Al-Hilalit dhe pjesë e shtabit teknik të Kroacisë U21.
50 vjeçari Dalic merr menjëherë detyrën e përzgjedhësit të Kroacisë dhe që sot përgatitet për udhëtim me reprezentacionin kroat drejt Ukrainës për ndeshjen vendimtare kualifikuese në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Me barazimin e djeshëm ndaj Finlandës 1-1, Kroacia ka rrezikuar biletën e Botërorit, ndërsa HNS ka larguar disa orë pas ndeshjes Ante Cacicin nga detyra e përzgjedhësit.