KOSOVA U17

Foto: FFK
Kosova U17 drejt Hungarisë për kualifikimet “Anglia 2018”
7 October, 2017 @12:39
Përfaqësuesja e Kosovës U-17 sot udhëtoi për në Hungari, ku do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese për kampionatin evropian Anglia 2018.
Kosova është në grup me Hungarinë, Uellsin dhe Holandën.
Para nisjes, përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh:
”Jemi të vetëdijshëm se kemi në grup jashtëzakonisht të fortë, me skuadra cilësore siç është Holanda e Hungaria, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi paraprakisht. Jemi munduar të mbledhim një grup më të mirë të mundshëm të futbollistëve në këto momente si dhe jemi përgatitë aq sa kemi mundur.”
Kosova ndeshet me Holandën më 10 tetor, ndërsa më 13 tetor takohet me Uellsin, para se të përfundojë duelet e Grupit 9 në duel ndaj Hungarisë më 16 tetor 2017.
Lista e Kosovës U17
Futbollistët: | Auron Hoxha(Trepça 89) Dorant Ahmetaj (FC Prishtina) Dionis Marovci (FC St. Gallen) Robert Rrahmani (Trepça 89) Leard Sadriu (Ferizaj) Hajdin Salihu (Sh. f. M. K.) Dorian Osmanollaj (Fortuna Duzeldorf) Arian Berisha (Borussia Dortmund) Endrit Demolli (KF Flamurtari) Blendi Morina (KF Besa) Endrit Aliaj (FC Dietekon Zurich) Florian Hysenaj (Laussane –Zvicer) Valon Zumberi (HSV Hamburg) Leonardo Uka (GSC Grasshopers) Gentrit Olluri (KF 2 Korriku) Adonis Aliu (2 Korriku) Qëndrim Zyba (FC Prishtina) Muhamet Hyseni (Sh. F. M. K.) Albin Prapashtica (2 Korriku) Bajrush Osmani (HSC Hombrucher) |
||
Stafi teknik: | Përzgjedhës: Besnik KOLLARI Trajneri: Fadil BERISHA Trajneri i portierëve: Bahri Berisha Mjeku: Gëzim Murseli Fizioterapeuti: Gëzim Zogu Menaxheri i ekipit: Rinor Havolli |
Orari i ndeshjeve të Grupit 9:
1 | 10 tetor 2017, 14:00 | Hungaria - Uellsi | Stadium: Globall Football Park, Telki (HUN) | |
2 | 10 tetor 2017, 14:00 | Holanda - Kosova | Stadium: III. Kerületi TVE, Budapest (HUN) | |
3 | 13 tetor 2017, 14:00 | Uellsi - Kosova | Stadium: Csákvár Városi Stadion, Csákvár (HUN) | |
4 | 13 tetor 2017, 14:00 | Holanda - Hungaria | Stadium: III. Kerületi TVE, Budapest (HUN) | |
5 | 16 tetor 2017, 16:00 | Kosova - Hungaria | Stadium: Ferenc Szusza Stadion, Budapest (HUN) | |
6 | 16 tetor 2017, 16:00 | Uellsi - Holanda | Stadium: Globall Football Park, Telki (HUN) |