DEKLARATA PAS NDESHJES

Rashica: Po zhvillohemi
6 October, 2017 @23:17
Mefsushori i këmbëshpejtë i Kosovës, Milot Rashica, në prononcimin e tij pas ndeshjes Kosova-Ukraina ka thënë se ekipit po i mungon fati, ndërsa sot pësuan nga pakujdesia.
”Çdo ndeshje po shihet se ne po zhvillohemi në lojën tonë. Sot pësuam nga pakujdesia jonë. Patëm rastet tona, por nuk di nëse ka një ekip kaq të pafat sesa Kosova,” ka thënë ndër të tjera mesfushori që luan në Eredivisie të Holandës me Vitessen.
Kosova është e fundit në Grupin I, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Islandës më 9 tetor.