SPANJA-SHQIPËRIA

Spanja kualifikohet duke mposhtur Shqipërinë
6 October, 2017 @22:11
Përfaqësuesja e Spanjës është skuadra e radhës që ka siguruar biletën për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” duke e mposhtur Shqipërinë sonte në Alicante, 3-0.
Golat e shpejtë brenda 26 minutave të para të lojës kanë vendosur takimin. Rodrigo ka shënuar në debutim, ndërsa Isco dhe Thiago Alcantara kanë shënuar më pas për rezultatin e pjesës së parë, që siguroi gjithçka për spanjollët.
Ivan Balliu dhe Hysen Memolla startuan për herë të parë te Shqipëria, ndërsa Ergys Kaçe dhe Taluant Xhaka të kthyer në ekip, nisën nga pozitat e tyre.
Kjo ka qenë humbja e parë e Christian Panuccit në një ndeshje zyrtare prej se ai u bë përzgjedhës i kuqezinjëve. Më parë, Panucci kishte shënuar fitore me Lihtenshtajnin dhe kishte barazuar me Maqedoninë. Tre rezultate të ndryshme, në tre ndeshje të para për italianin, para duelit të fundit në këto kualifikime, ndaj Italisë më 9 tetor në Shkodër.