TURQIA-ISLANDA

Islanda ndaj Kosovës pret historinë
6 October, 2017 @23:38
Përfaqësuesja e Islandës pas kualifikimit historik në një Kampionat Europian, Franca 2016, është shumë afër që të shkruajë historinë duke arritur për herë të parë edhe Kampionatin Botëror.
Islandezët kanë mposhtur sonte bindshëm Turqinë në Eskishehir, duke i eliminuar turqit nga mundësia për Kampionat Botëror, ndërsa në përballjen e fundit ndaj Kosovës, Islandës i duhet fitorja për të siguruar biletën.