PROGRAMI SOT

Rigjenerim dhe fluturim i gjatë
7 October, 2017 @11:18
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, pas humbjes së tetë në Grupin I kualifikues për Botëror, tash në program kanë rigjenerimin në një stërvitje të lehtë në Loro Boriçi të Shkodrës.
Pas kësaj, e gjithë ekspedita e Kosovës me aeroplan niset për në Rejkjavik të Islandës, ku do të arrijë në pasditen e vonshme.
Dueli i fundit i Grupit I, Islanda - Kosova, zhvillohet më 9 tetor në ora 20e45.