UNIKE

Italia sjell Kupat e Botës në Shkodër
7 October, 2017 @15:33
Të gjithë adhuruesit e kuqezinjëve që do të jenë në Shkodër më 9 tetor për të shikuar ndeshjen Shqipëria - Italia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, do të kenë rastin të shohin nga afër dhe të fotografohen me 4 Kupat e Botës të fituara nga Italia.
Në bashkëpunim mes Ambasadës italiane në Tiranë dhe Federatës së futbollit të Italisë (FIGC), 4 Kupat e Botës do të jenë të ekspozuara në Teatrin Migjeni të Shkodrës, ndërsa për publikun do të jenë të hapura prej orës 12:00 deri në orën 19:00 të hënën më 9 tetor 2017, ka bërë të ditur FSHF.