RAHOVECI-BALLKANI

Me rezultat minimal, Rahoveci mposht Ballkanin
7 October, 2017 @17:02
Rahoveci sot ka prishur serinë pozitive të Ballkanit të Suharekës në Ligë të Parë duke e mposhtur me rezultat minimal, 1-0, me anë të një goli të shënuar në pjesë të parë të ndeshjes.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e stinorit për Rahovecin, ku ekipi i drejtuar nga Fadil Vuçitërna merr ngritje në klasifikim.
Në anën tjetër, Ballkani ka pësuar gol për herë të parë pas 4 xhirove dhe njejtë ka pësuar edhe humbjen e parë pas 4 xhirove të zhvilluara.
Xhiron që vjen, Rahoveci udhëton drejt Prishtinës për tu ndeshur me ekipin e Kosovës P. ndërsa Ballkani në fushë të vetë pret Onixin e Banjës së Pejës.