BOSNJA-BELGJIKA

Goleadë në Sarajevë, Bosnja rrezikon Botërorin
7 October, 2017 @19:53
7 gola të shënuara, tre herë rezultati u barzua, dy herë u përmbys, për të gjetur fituesin në fund.
Bosnja u mposht nga Belgjika në Sarajevë, 3-4, në një ndeshje tejet dramatike, plotë gola dhe akcione në një duel ku fitorja për Bosnjën ishte jetike, ndërsa për Belgjikën prestigj.
Belgjika avancoi 0-1, Bosnja e riktheu në 2-1. Belgët përmbysën në 2-3, ndërs pas barazimit 3-3, Yannick Carrasco shënoi për epilogun 3-4.
Kjo fitore e lë Bosnjën në mëshirë të rezultatit nga ndeshja që nis më vonë, Qipro - Greqia, ndërsa në duelin e fundit kualifikues, Bosnja i shkon Estonisë, e Greqia pret Gjibraltarin.