LORIK CANA

BOROZANI/LisDorambari/Arkiv
Lamtumira e Canës, nesër në Loro Boriçi
8 October, 2017 @12:31
Dueli i fundit kualifikues për Shqipërinë në kampanjën drejt Botërorit “Rusia 2018” do të jetë dita kur Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar dhe lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e kuqezinjëve (93), do t’i thotë edhe zyrtarisht lamtumirë futbollit.
Ndeshja Shqipëri-Itali në Loro Boriçi nesër mbrëma pritet të mbledh shumë shikues në stadium, prandaj është zgjedhur edhe si mundësi e fundit për Canën për t’i thënë lamtumirë.
“Ishte momenti i fundit, pasi që më vonë nuk mund ta shtynim më, pasi që është një lamtumirë pas gati dy vitesh që kam lënë futbollin. Preferoj ta bëj tani se më vonë nuk ka kuptim,” ka thënë Cana për Panorama Sport në një bisedë ekskluzive.
Cana aktualisht 34 vjeç ka luajtur në shumë skuadra europiane gjatë karrierës së tij, ndërsa nga trajnerët që i kanë lënë përshtypje më së shumti gjatë karrierës ai ka përmendur Gianni De Biasin (ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, tash te Deportivo Alaves) dhe Eric Gerets (ish-trajner i Galatasarayit).