GRUPI F

Sllovenia shuan shpresën skoceze, Sllovakia e dyta
8 October, 2017 @19:59
Edhe pse e kishte mundësinë ‘në dorën e saj’, Skocia ka barazuar në takimin ndaj Sllovenisë dhe kështu e ka humbur vendin e dytë të Grupit F.
Takimi i luajtur sonte në Ljublanë u mbyll 2-2, ndërsa fitorja e Sllovakisë ndaj Maltës bën që sllovakët ta marrin vendin e dytë, vend i cili i mundëson Sllovakisë që të luftojë për një vend në Botëror përmes fazës play-off, gjithmonë nëse kjo përfaqësuese arrin të futet në listën e 8 vendeve të dyta më të mira nga 9 vendet e dyta të grupeve sa janë gjithsej.
GRUPET DREJT BOTËRORIT TË RUSISË
Në takimin tjetër të grupit, Anglia lidere fitoi 0-1 në takimin ndaj Lituanisë.