DUKAGJINI-KEK

Visar Sahiti vendos, KEK-u ngrit epërsinë
8 October, 2017 @17:25
Në një xhiro kur të tre ndjekësit kanë humbur pikë, nuk kanë shënuar fitore, KEK-u ka dalë fitues i shumëfishtë i javës.
Ka qenë Visar Sahiti që ka shënuar golin vendimtar në ndeshje për t’ia sjellë fitoren KEK-ut dhe tashmë ekipi që drejtohet nga Sadat Pajaziti ka ngritur epërsinë në krye të klasifikimit për 6 pikë ndaj përcjellësit kryesor, Ballkanit, ndërsa 7 nga Vushtrria që gjithashtu barazoi sot.
Dukagjini përndryshe, me largimin e Altin Merlakut në drejtim të Besës, nuk po mund të merr veten dhe ka shënuar edhe disfatën e pestë të stinorit dhe tashmë duhet kërkuar fitoren për të këndellë ekipin.