GRUPI C

Gjermania thyen rekordin e Spanjës
8 October, 2017 @22:48
Grupi C ka përfunduar sonte me duelet që nuk ndikonin në renditjen e ekipit që ka prerë biletën direkt për Botëror dhe atij që do të duhet të kalojë përmes barazhit.
Gjermania ka thyer rekordin e kualifikimeve me rekord perfekt, 10 ndeshje - 10 fitore (të cilën e ka pasur edhe Spanja në kualfikimet për Botërorin 2010), por gjermanët këtë e kanë arritur me golaverazh më të mirë sesa spanjollët atëherë, +39.
Gjermania ka mposhtur Azerbejxhanin 5-1 në Kaiserslautern, me 4 golat e shënuara në pjesë të dytë, pasi që e para përfundoi 1-1.
Në duelet tjera të Grupit C, Norvegjia mposhti Irlandën Veriore që ka siguruar barazhin tashmë, 1-0. Ndërsa Çekia nuk ka gabuar ndaj San Marinos për të mos e lëshuar vendin e tretë në grup, 5-0.