PARA DUELIT

U19: Kosova - Lituania, 11-shet e para
9 October, 2017 @13:02
Janë publikuar 11-shet e para të ndeshjes vendimtare për kualifikim të Kosovës U19 në kuadër të Grupit 6 në parakualifikime për Kampionatin Europian U19, Finlanda 2018.
Ramiz Krasniqi do të hedh këtë 11-she në fushë ndaj bashkëmoshtarëve lituanezë.
12. Gashi, 2. Celina, 4. Beka, 5. Salihu, 7. Pajaziti, 8. Dakaj, 9 Kryeziu (kapiten), 10. Limani, 11. Kastrati, 13. Behrami dhe 19. Dellova.
Në krye të Grupit 6 është Austria me 6 pikë, ndërsa Kosova e Izraeli kanë nga 3, e Lituania 0 pikë.
Kosova ka mposhtur Izraelin, 2-1, ndërsa është mposhtur nga Austria 1-0. Me fitore sot, mund të sigurojë kalimin në Elite Round të U19, që është faza e fundit kualifikuese për në Kampionatin Europian të këtyre grupmoshave, Finlanda 2018.