KOSOVA NË ELITE ROUND

Kosova U19 me sukses historik
9 October, 2017 @15:22
Futbollistët e Kosovës U19 kanë arritur sukses historik, duke kaluar raundin parakualifikues për Kampionatin Europian “Finlanda 2018”.
Djemtë e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, kanë mposhtur në ndeshjen vendimtare sot të Grupit 6, Lituaninë, 3-0, për të siguruar 6 pikë dhe për të ecur për në Elite Round të UEFA-së për këto grupmposha, ku luhen në pranverë.
Leotrim Kryeziu ka shënuar dy golat e para të Kosovës, ndërsa Gentrit Limani ka shënuar të tretën, për të rehatuar shtabin teknik dhe bashkëlojtarët si dhe për të sjellë gëzimin e madh gjithandej.
ELITE ROUND
Tash, në Elite Round, që zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm, Kosova do të futet në grup me të kualifikuarit tjerë dhe përfaqësueset elite të Europës.
Krijohen 7 grupe, me nga 4 skuadra, ku vetëm fituesit e grupeve shkojnë në Kampionatin Europian “Finlanda 2018”. Shorti për Elite Round mbahet më 6 dhjetor të këtij viti në Nyon të Zvicrës.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT 6:
1 | Austria U19 | 3 ndeshje | 9 pikë | kualifikohet |
2 | Kosova U19 | 3 ndeshje | 6 pikë | kualifikohet |
3 | Izraeli U19 | 3 ndeshje | 4 pikë | eliminohet |
4 | Lituania U19 | 3 ndeshje | 0 pikë | eliminohet |