SHQIPËRIA-ITALIA

Candreva vendos, Shqipëria përfundon e treta
9 October, 2017 @22:49
Kombëtarja shqiptare në futboll ka regjistruar humbjen e dytë me radhë nën drejtimin e Christian Panuccit. Pas Spanjës, tre ditë më parë, sonte Italia ka dalë fituese me rezultat minimal, 0-1 në Shkodër, përmes një goli të shënuar nga Antonio Candreva.
Përndryshe, kuqezinjtë kanë pasur një paraqitje shumë të mirë. Janë angazhuar mjaft, kanë tentuar për më shumë, por ka qenë e pamundur karshi një Italie të tillë, që tashmë pret kundërshtarin e barazhit drejt Botërorit.
Sidoqoftë, ajo që kërkohej në fillim është arritur nga Shqipëria. Vendi i tretë ka qenë realiteti dhe kjo palëkundshëm dhe me plotë meritë gjendet mbi Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.