ISLANDA-KOSOVA

Islanda shkruan historinë me fitore ndaj Kosovës
9 October, 2017 @22:39
Përfaqësuesja e Islandës për herë të parë në histori të veten ka arrtiur të bëhet pjesë e Kampionatit Botëror në futboll, duke përfunduar në vend të parë të Grupit I kualifikues, me fitore ndaj Kosoës 2-0 sonte në Rejkjavik.
Të dyja golat e Islandës kanë ardhur nga gabimet e mbrojtjes së Kosovës, kur në pjesë të parë një top të humbur nga krahu i Leart Paqaradës e shndërron në gol shpejt Gylfi Sigurdsson për të shkuar në pushim 1-0.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Më pas, në fillim të pjesës së dytë, kur Kosova filloi të organizohej më mirë në sulm, në një tentim presioni te mbrojtja islandeze, djelmoshat e Albert Bunjakit pësuan nga sulmi i shpejtë i Islandës, kur kësaj radhe Sigurdsson asistoi për Gudmundssonin për 2-0.
Deri në fund të ndeshjes, Kosova provoi disa herë, kryesisht prej shutimeve nga larg të Bersant Celinës dhe Bernard Berishës, por goli nuk erdhi.
Në fund, Islanda drejt Botërorit, ndërsa Kosova në përgatitje për kualifikimet e radhës.