DRITA-LLAPI

Xhevdet Shabani shkëlqen për ditëlindje, Drita feston
10 October, 2017 @15:54
Futbollisti më i dalluar i Dritës, Xhevdet Shabani, që sot po feston ditëlindjen e tij, ka dhënë një paraqitje për tu mbajtur mend “Intelektualëve” të cilët kanë festuar për të dalë në vend të dytë të klasifikimit pas fitores.
Xhevdet Shabani ka shënuar dy herë dhe ka asistuar në një gol tjetër, ku Drita mposhti liderin Llapi në stadiumin e qytetit në Gjilan, për të arritur kuotën e 15 pikëve, dy më pak se lideri aktual.
Llapi tentoi të rikthehet në pjesë të dytë kur Mirlind Daku uli epërsinë në 2-1, pasi që më parë Shabani e Astrit Fazliu kishin shënuar për bardhekaltërit gjilanas, por forma e mirë e Shabanit nuk la shumë mundësi për llapjanët.
Drita morri të tre pikët e ndeshjes sot, derisa iu afrua Llapit në klasifikim edhe më, duke ua shkaktuar humbjen e dytë të stinorit.