U17 KUALIFIKIMET

Fotot: FFK
Kosova U17 e nis me humbje nga Holanda U17
10 October, 2017 @21:07
Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka nisur me humbje garat kualifikuese për Kampionatin Europian që zhvillohet në Angli vitin që vjen.
Në stadiumin III Keruleti TVE të Budapeshtit, Holanda ka mposhtur Kosovën 3-1, ndërsa pas epërsisë së holandezëve përmes Redanit, që ka qenë kapiten i ekipit, Kosova ka arritur të barazojë shpejt me golin e Albin Prapashticës, 1-1.
Mirëpo, Redan ka qenë në formë të jashtëzakonshme sot dhe ka përfunduar ndeshjen me hat-trick për të shënuar edhe dy herë për fitoren e Holandës U17, 3-1.
Në duelin tjetër të Grupit 9, që po mbahet në Hungari, Hungaria ka mposhtur Uellsin, 2-1.
Dueli i radhës i Kosovës U17 që po drejtohet nga Besnik Kollari zhvillohet më 13 tetor me fillim në ora 14:00.
TABELA AKTUALE, GRUPI 9:
1 | Holanda U17 | 1 ndeshje | 3 pikë | |
2 | Hungaria U17 | 1 ndeshje | 3 pikë | |
3 | Uellsi U17 | 1 ndeshje | 0 pikë | |
4 | Kosova U17 | 1 ndeshje | 0 pikë |