LIRIA-GJILANI
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Gjilani merr pikë edhe në Prizren
10 October, 2017 @16:06
Skuadra e Gjilanit ka vazhduar të mbetet ekip i pamposhtur edhe pas 9 xhirove të zhvilluara në Superligë.
Të drejtuar nga Arbnor Morina, të kuqtë e Gjilanit kanë barazuar pa gola me Lirinë në Prizren sot, derisa kah fundi i ndeshjes, Betim Haxhimusa ka pasur rast ideal për të marrë 3 pikë nga Përparim Thaqi, por topi i shutuar bukur nga ai, u ndal nga shtylla e portierit Edvin Bakaj të Lirisë.
Liria tentoi në pjesë të parë me dy-tre raste, kur Mevlan Zeka, pastaj më vonë edhe Meriton Korencia tentuan për të shënuar, por poriteri Kaqiu i Gjilanit, është treguar i vëmendshëm.
Në fund, Liria mbetet pranë zonës së rrezikshme, ndërsa Gjilani shumë afër kreut të klasifikimit, me 15 pikë.