FLAMURTARI - FERONIKELI

Nikli ndalet në kryeqytet
10 October, 2017 @16:20
Edhe pse ishte dy herë në disavantazh, skuadra e Flamurtarit barazoi 2 herë dhe arriti që të dilte me një pikë nga sfida e luajtur ndaj Feronikelit në shtëpi.
Mysafirët nga Drenasi kaluan të parët në epërsi me golin e Mendurim Hotit, mirëpo rezultati u barazua nga Blend Baftiu pas një kujdesie në mbrojtjen mysafire dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.
Në pjesën e dytë ishin përsëri mysafirët ata që të parët kaluan në epërsi. Për 1-2 shënoi sulmuesi Qemajl Elshani, mirëpo ishte Emir Rama ai që e siguroi një pikë për skuadrën e tij, pas një supergoli të shënuar nga goditja e dënimit.
Kjo pikë bën që Flamurtari të ngritet në kuotën e 6 pikëve, kurse Feronikeli mbetet në mesin e tabelës me 12 pikë.