PARAKUALIFIKIMET U19: GRUPI 12

Humbje e thellë, Shqipëria U19 e fundit në grup
10 October, 2017 @21:21
Kombëtarja U19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka pësuar debakël sot, në duelin e fundit të Grupit 12 kualifikues për Kampionatin Europian U19 që zhvillohet në Finlandë vitin e ardhshëm.
Shqipëria ka qenë nikoqire e Grupit 12, ndërsa të gjitha ndeshjet e këtij grupi janë zhvilluar në Tiranë e Kamëz, derisa kuqezinjtë nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë nga 3 ndeshjet, ku sot janë turpëruar nga Norvegjia, me humbje 7-1.
Mali i Zi dhe Ukraina kishin mposhtur Shqipërinë nga 1-0, ndërsa nga Grupi 12 për në Elite Round janë kualfikuar Ukraina dhe Norvegjia.
TABELA PËRFUNDIMTARE: GRUPI 12
1 | Ukraina U19 | 9 pikë | 3 ndeshje | kualifikohet |
2 | Norvegjia U19 | 6 pikë | 3 ndeshje | kualifikohet |
3 | Mali i Zi U19 | 3 pikë | 3 ndeshje | eliminohet |
4 | Shqipëria U19 | 0 pikë | 3 ndeshje | eliminohet |