GRUPI B:

Portugalia fiton duelin vendimtar dhe ecën direkt në Rusi
10 October, 2017 @22:39
Kampionja aktuale e Europës, Portugalia, ka arritur që të mposht Zvicrën e pamposhtur deri tash në Grupin B për të siguruar vendin e parë në grup dhe biletën direkte për Botëror.
Një autogol i Johan Djourous i ka dhënë avantazhin e shumëkërkuar portugezëve në Da Luz sonte, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ka qenë Andre Silva që ka shënuar për të vulosur fitoren dhe biletën për në Rusi.
Zvicra ka përfunduar e dyta në grup dhe duhet të kërkojë biletën e Botërorit përmes barazhit.
Për Zvicrën startues sonte kanë qenë: Blerim Dzemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.