BARAZHI PËR BOTËRORIN 2018

Barazhi për “Rusia 2018”, data e shortit
10 October, 2017 @22:56
Me përfundimin e fazës grupore pas dy vite duelesh, janë kuptuar tashmë të gjitha skuadrat europiane që kanë kapur biletat direkte për në Rusia 2018.
Njejtë, tashmë dihen edhe tetë vendet e dyta më të mira, të cilat do të luajnë ndeshje Play-Offi (barazh) për të përcaktuar edhe 4 skuadrat tjera që vinë nga Europa në Botëror.
Sllovakia është eliminuar, si vendi i dytë më i dobët, ndërsa Krocia, Danimarka, Greqia, Italia, Irlanda Veriore, Irlanda, Suedia dhe Zvicra - futen në shortin e UEFAs për barazh, më 17 tetor në ora 14:00 në Cyrih të Zvicrës.
Nga duelet e shortit, 4 skuadrat fituese do t’i bashkangjiten Rusisë vendase, dhe fituesve të grupeve radhazi: Franca, Portugalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika dhe Islanda - nga Europa në “Rusia 2018”.