ZONA e AMERIKËS VERIORE DHE TË MESME

Pas 32 vitesh, SHBA nuk do të jetë në Botëror
11 October, 2017 @9:30
Përfaqësuesja e SHBA-ve është mposhtur në ndeshjen vendimtare për ta 2-1, nga Trinidad dhe Tobago, për të humbur mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Moskualifikimit të SHBA-së i ka kontribuuar edhe fitorja e Panamasë (të kualifikuar për herë të parë në Botëror) ndaj Kosta Rikas, 2-1, përmes një goli të kontestueshëm.
Sidoqoftë, përzgjedhësi i SHBA-ve, Bruce Arena ka qenë i qartë pas dështimit.
“Gjithçka ka qenë në dorën tonë. Kemi dështuar në ditën vendimtare. E pafalshme. Kemi dështuar sot. Do të duhej të dilnim nga kjo fushë së paku me një pikë. Nuk do të duhej të rinim në shtëpi për këtë Botëror dhe për këtë, unë e marrë krejt përgjegjësinë,” ka thënë Arena pas ndeshjes, transmeton BBC Sports sot.
Kjo do të jetë hera e parë prej Botërorit “Meksika 1986” që SHBA-të nuk do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror, prej kur janë paraqitur radhazi në të gjitha Botëroret, deri në “Brazili 2014”.