LËNDIMI I GJERMANIT

Mustafi do t’i mungojë Arsenalit
11 October, 2017 @8:40
Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, që përfaqëson Gjermaninë në futboll, pritet t’i mungojë ekipit të tij, Arsenal, në ndeshjen e fundjavës në Premier Ligë ndaj Watfordit, ka bërë të ditur PA Sports sot.
Mustafi ka lënduar muskulin në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror, ku Gjermania mposhti Azerbejxhanin, derisa mjekët e klubit londinez pritet të saktësojnë mungesën e tij, dyshohet që ai ka lënduar ligamentet.