NË GJAKOVË

Foto: prishtinafc.com
Vëllaznimi kërkon të merren masa ndaj referëve
11 October, 2017 @22:24
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, pas disfatës së sotme nga Prishtina në Rexhep Rexhepi të Drenasit, ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare të ekipit në Facebook.
Gjakovarët janë shprehur të jenë të mllefosur me padrejtësitë që po i ndodhin atyre në ndeshjet e fundit, ndërsa kanë postuar edhe videon ku pretendohen gabimet e referëve shkaktuar ndaj Vëllaznimit.
“Dy penallti të paakorduara ndaj Drenicës, një ndaj Llapit dhe një ndaj Trepçës’89, të konfirmuara nga analist të referimit në studiot televizive janë paraqitur në video,” ka shkruar ndër të tjera komunikata e klubit kuqezi.