PRISHTINA-VËLLAZNIMI

Pas 3 xhirosh, Dallku kthen Prishtinën te fitorja
11 October, 2017 @16:02
Në një ndeshje që ishte gati të përfundonte me barazim pa gola, ka dalë në skenë mbrojtësi me përvojë dhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, që ka shënuar në minutën e fundit të rregullt të ndeshjes, pas një skeme nga gjuajtja e lirë, për t’ia dhënë fitoren e parë Prishtinës, pas 3 xhirove në Superligë.
Bardhekaltërit kanë mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 1-0 në fund, ndërsa gjakovarët kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në ndeshje, derisa kanë pasur edhe rastet e tyre.
Loja ka qenë kryesisht e ashpër, derisa referi kryesor i duelit ka shpërndarë 6 kartona të verdhë në ndeshje, duke kaluar disa duele që së paku dukeshin të ashpra, lehtë.
Në fund, Prishtina kap kuotën e 15 pikëve, vetëm falë Dallkut, derisa Vëllaznimi me 12 pikë mbetet mbi zonën e rrezikshme, por me paraqitjen në fushë ka treguar se do të mund të shkojë edhe më lartë në Superligë.