PAUL SCHOLES

REUTERS/Arkiv
Pranë punës si trajner
11 October, 2017 @23:35
Mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, që ka lënë futbollin në vitin 2013, është pranë detyrës së parë të tij si trajner.
BBC Sports ka bërë të ditur se ai është intervistuar nga ekipi i Oldham Athletic, fans i të cilit është vetë Scholes.
Edhepse nga Oldham nuk kanë bërë të ditur asgjë, BBC Radio Manchester ka lajmëruar se 42 vjeçari ka qenë në intervistë me drejtuesit e ekipit që po kërkojnë një trajner pas largimit të John Sheridanit.
Oldham luan në League One (liga e tretë angleze) ndërsa aktualisht është duke u drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Richie Wellens.