ARSENAL

Konfirmohet lëndimi i Shkodran Mustafit
12 October, 2017 @14:58
Pushimi i kombëtareve nuk i ka bërë mirë skuadrave angleze.
Fellaini u lëndua nga radhët e United, Mane te Liverpooli, Kante te Chelsea ndërsa lëndimi i fundit njoftohet t’i ketë ndodhur Shkodran Mustafit. Mustafi u largua nga loja në minutën e 36’ në takimin që Gjermania e zhvilloi ndaj Azerbejxhanit, derisa sot është konfirmuar që qendërmbrojtësi nga Gostivari do të jetë jashtë fushave për 6 javë.
Mustafi ishte i lënduar edhe në fillimin e këtij sezoni, ndërsa ky pritet të jetë një shqetësim për skuadrën londineze, kur dihet që lojtari në është startues i rregullt.