KOMISIONI

BOROZANI/E. D./ Arkiv
Munishi e Myrta prej Vëllaznimit, si dhe Flamurtari, në disiplinore
12 October, 2017 @15:37
KG i FFK-së pas shqyrtimit të raporteve të delegatëve të ndeshjeve në xhiron e nëntë të Superligës, ka inicuar 3 procedura disiplinore.
1. Ndaj Ismet Munishit, trajner i KF Vëllaznimi, për shkak të fyerjeve të rënda në veçanti ndaj referit kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahu, ku ceket se trajneri në fjalë edhe pas përjashtimit nga ndeshja, pas përfundimit të saj është kthyer në fushë dhe sërish ka nisur me fyerje drejt referit dhe organeve të FFK-së.
2. Ndaj Yll Myrtës, lojtar i KF Vëllaznimi, për shkak të fyerjeve me fjalë banale: treshen e referëve të ndeshjes Prishtina-Vëllaznimi si dhe organet e FFK-së.
3. KF Flamurtari, për shkak të fyerjeve në kor drejt lojtarit mysafir F. Lushtaku nga publiku, ndërsa pas pjesës së parë kanë hedhur edhe shishe plastike drejt lojtarit.
Për të tre pikat, KG ka kërkuar që të deponojnë deklaratë shtesë, deri nesër (e premte 13.10.2017 në ora 12:00)