HIGHLANDERS

Strachan lë Skocinë
12 October, 2017 @18:36
Përzgjedhësi Gordon Strachan është ndarë me marrëveshje, me Federatën e Futbollit të Skocisë, 4 ditë pasi që nuk arriti ta dërgojë ekipin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Strachan kishte ardhur në postin e përzgjedhësit të Skocisë në janar të vitit 2013 dhe tashmë pas 4 vite e gjysëm, 60 vjeçari, lë detyrën e tij.
Skocisë i u desht fitorja në ndeshjen e fundit të Grupit F ndaj Sllovenisë si mysafire për të siguruar barazhin për Kampionat Botëror. Ndërsa ndeshja përfundoi 1-1.