KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Ligue 1
Shkruan: LUAN MORINA
13 October, 2017 @13:59
Në dy javët e fundit, Montpellier ka bërë atë që zor se mund ta bëj ndonjë nga 17 ekipet tjera në Ligue 1 – të marr pikë edhe ndaj PSG edhe ndaj Monacos. Në të njëjtën kohë St. Etienne ka bërë atë që dinë ta bëjnë – të humbin pikë nga ekipe që është dashur të fitojnë.
Me pikët e humbura, të gjelbrit do të duhej të ishin menjëherë pas Monacos, në pozitën e tretë dhe më në fund me shanse për të arritur në Ligën e Kampionëve. Heret është për ti përjashtuar nga kjo garë, por këtë fillim sezoni Ligue 1 po premton baraspeshë.
NANTES
Kam qenë hezitues të besoj në suksesin e Nantes me largimin e Flavio Conçeicaos, por Ranieri ka vazhduar punën e tij e edhe e ka ngritur më lartë.
Bashkë me Nantes, këtë fillim sezoni edhe Caen ka pasur një seri të mirë rezultatesh. Kanë humbur pikë nga rivalë kryesor për pozitat që janë dhe nga ekipe më të dobëta, por që nga ai fillim sezoni kanë stabilizuar veten në pjesën e epërme të renditjes.
LYON
Dëshpërues është ky fillim për Lyonin. Kanë bërë gjëra të mira verës, sidomos ardhja e Diazit dhe Traores ka qenë hap tejet i mençur.
Që të dy kanë kontribuar, por si ekip akoma nuk kanë gjetur formën e duhur. Edhe më dëshpërues po është Lille i Bielsas. Kam pritur që do të kenë punët më mirë këtë sezon, por vetëm sa janë zhytur në fund të rendijes.
NICE
Ardhja e Wesley Sneijder në Nice po cilësohet si një ndër transferimet më të këqija të kësaj vere në Francë.
Favre nuk po tregon formë bindëse me Nicën dhe qysh në janar mund të ndodh një eksod i talenteve sidomos pa rënies nga Liga e Kampionëve qysh në fazën e kualifikimeve.
BORDEAUX & MARSEILLE
Bordeaux është një ekip tjetër që ka impresionuar këtë fillim sezoni, por nuk kanë bërë asgjë më ndryshe se zakonisht. Marseille është ngjitur më lartë se që prisja. Kanë bërë një përzierje të mirë të përvojës dhe talentit jo edhe aq të madh. Me kryesinë e re, kthimi në Ligën e Kampionëve mund të ngjallte shpresat për një rilindje të këtij ekipi.
MONACO
Në një fazë përpunimi me gjasë do të futet edhe Monaco. Nuk do të jetë një sezon suksesi për ta dhe besoj që do të ketë edhe nja dy largime në janar – Fabinho pikësëpari. Nuk janë në formë të mirë dhe sinkronizimi i ardhjeve të reja do të kërkoj kohë për Jardim.
PARIS ST GERMAIN
E PSG si sheikë më. Do të duhet të largojnë dikë dhe kanë mjaft opsione të mira që mund të sjellin para të mëdha në largim – Draxler, Di Maria, Pastore, e edhe Lucas Moura. Guedes po shkëlqen në Valencia në ndërkohë. Vazhdoj të çuditem si Thiago Motta gjen hapësirë startuese tek ky ekip. Emery ka një shans të mirë për lavd që më shumë do të shndërrohet në një detyrë në fund të majit.
Për momentin, Ligue 1 akoma është e hapur, e ndërlidhur për dallim prej sezonit të kaluar. Nuk besoj që do të kemi ndarje të treshes sikur vitin e kaluar. Më shumë do të jetë PSG dhe të tjerët në afatin e janarit.