SKENDERBEU-LAÇI

Jashanica dhe Shehi, sjellin fitoren e radhës për Skënderbeun
12 October, 2017 @21:57
Qendërmbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Bajram Jashanica, ka shënuar një gol me kokë pas goditjes nga këndi, për t’i dhënë Skënderbeut avantazhin 2-1 sot ndaj Laçit, që ka dalë të jetë i mjaftueshëm për të shënuar fitoren e katërt të stinorit.
Mirëpo, kësaj fitoreje kontribut të madh i ka dhënë edhe kapiteni i ekipit, Orges Shehi, që ka mbrojtur më pas një penallti të laçjanëve, për të mbrojtur rezultatin 2-1 deri në fund dhe për të mbajtur ekipin në krye të klasifikimit.
Xhiron që vjen, Skënderbeu pret Lushnjën në Korçë, ndërsa Laçi pret Flamurtarin.