MAIN ROUND

Liburni sonte zhvillon ndeshjen e dytë
13 October, 2017 @15:17
Pas fitores ndaj kampionit francez dje, sonte Liburni zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të UEFA Futsal Main Round.
Skuadra gjakovare sonte ndeshet me skuadrën Nacional Zagreb, e cila është skuadër nikoqire e fazës Main Round.
Me një fitore eventuale, Liburni do t’i afrohej shumë kalimit në ‘Elite Round’, ku bëjnë pjesë 16 skuadrat më të mira të Evropës në futsall.
Takimi i sontëm zhvillohet me fillim nga ora 20:30.