LLAPI - TREPÇA '89
Llapi s’gabon, mbetet afër kreut
18 October, 2019 @15:56
Përkundër faktit që takimin e nisi aspak mirë, me mysafirët që shënuan përmes Muharrem Jasharit që në minutën e parë, skuadra e Llapit arriti që në pjesën e dytë të shënojë plot 4 herë, për ta mbyllur kështu ndeshjen ndaj Trepçës ‘89 me fitore 4-1.
Labinot Osmani (66’, 76’), Benjamin Emini (71’) dhe Muhamet Hyseni (88’) ishin golashënuesit e podujevasve sot, gola me të cilat Llapi vazhdon fuqishëm garën për titull.
Në anën tjetër, Trepça ‘89 mbetet vetëm 1 pikë larg zonës së rrezikshme.
Xhiron e ardhshme, Llapi i shkon Gjilanit, njërit prej rivalëve për titull, kurse Trepça ‘89 e pret në shtëpi Ferizajin.