Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 2-1 FERIZAJ

Dy asistime të Raboshtës, Llapi mposht Ferizajin

Foto: KFLlapi/fb

Dy asistime të Raboshtës, Llapi mposht Ferizajin


22 July, 2020 @18:57

Llapi ka shënuar fitoren e dytë radhazi si vendas në Zahir Pajaziti, duke e mposhtur sot Ferizajin e rënë nga Superliga 2-1 [Ersil Ymeri 7, Valmir Veliu 29 - n.n. 70].

Futbollistët e drejtuar nga Tahir Batatina nuk kanë lënë shumë vend për dilema, duke shënuar dy herë shpejtë në pjesë të parë të ndeshjes, përmes Ersil Ymerit dhe Valmir Veliu, pas asistimeve të Jasmin Raboshtës.

Brenda gjysmë ore lojë, Llapi kishte avantazhin dy-golësh, që u dha atyre rehati për të përfunduar pjesën e parë si dhe për të vazhduar lojën pa telashe deri në fund.

TABELA AKTUALE

E tëra që bëri Ferizaji ka qenë goli i nderit shënuar në minutën e 70 të ndeshjes për përfundimtaren 2-1.

Llapi ka siguruar mbijetesën në Superligë dhe nuk ka gjasa për të dalë në gara evropiane, ndërsa Ferizaji në stinorin tjetër do jetë pjesë e Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga