KUALIFIKIMET PËR BOTËROR

Foto:Google
Llorente i gatshëm të ndihmojë Spanjën ndaj Kosovës
26 March, 2021 @10:14
Marcos Llorente foli pas barazimit të Spanjës kundër Greqisë.
“Ne e dinim që ata nuk do të na sulmonin. Ata e mbrojtën veten shumë mirë dhe bënë një punë të shkëlqyeshme. Na mungonte rrjedhshmëria, freskia. Kjo është ajo që na mungonte.”
Spanjolli u shpreh se është i gatshëm të ndihmojë ekipin në çdo pozicion, për ndeshjet e radhës, ku Spanja luan ndaj Gjeorgjisë e Kosovës.
“Unë u ndjeva mirë, tashmë e kisha bërë në klubin tim. Trajneri shpjegoi atë që dëshironte. Ku mendoj se ndihmoj më shumë ekipin tim është mesfusha, por unë dua të ndihmoj kudo.”