Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Llorente kalon në Serie A

Llorente kalon në Serie A


2 September, 2019 @13:08

Napoli ka firmosur sulmuesin e Spanjës, Fernando Llorenten, i cili u largua nga Tottenhami në fund të sezonit të kaluar.

Detajet e transferimit nuk janë publikuar, por raportet gjatë fundjavës tregojnë që Llorente ka rënë dakord për një marrëveshje dy vjeçare me vlerë rreth 2.5 milion €.

34 vjeçari ka luajtur edhe më parë në Itali me Juventusin (2013-2015), duke fituar dy tituj në Serie A, ndërsa pas transferimit në Premier Ligë, Llorente ka shënuar 15 gola në 33 paraqitje për Swansea City dhe 2 gola në 36 paraqitje për Tottenham.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League