MESFUSHORI GJAKOVAR

Lorik Rudi nënshkruan me Rahovecin
5 July, 2023 @16:57
Mesfushori gjakovar, që ka bërë karrierë te Vëllaznimi, Liria dhe së fundi Feronikeli’74, Lorik Rudi, është anëtar i ri i KF Rahovecit. Skuadra e vreshtarëve ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut Rudi, me të cilin synojnë arritjen e sukseseve bashkë.
Rudi 28-vjeç është prezantuar para mediave në zyret e klubit, me fotografi duke nënshkruar kontratën me klubin e KF Rahovecit, që ka emëruar trajner për këtë stinor Granit Dervishollin.
“Ish-futbollisti i Lirisë, Vëllaznimit e Feronikelit, Lorik Rudi, edicionin e ri do ta djersitë fanellën e KF Rahovecit. Kënaqësi për ne të kemi në radhët tona një futbollist e djalosh si ai. Rrugën e suksesit synojmë ta arrijmë bashkërisht.” - ka shkruar KF Rahoveci në njoftim. ◼️