Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM - CRYSTAL PALACE

Lucas Moura shkëlqen, Tottenhami fiton derbin e Londrës

Lucas Moura shkëlqen, Tottenhami fiton derbin e Londrës


26 December, 2021 @18:07

Pas barazimit dramatik dhe shumë të diskutueshëm ndaj Liverpoolit pak ditë më parë, sot Tottenhami i Antonio Contes ka shënuar fitore ndaj Crystal Palacet në shtëpi.

Lucas Moura u tregua i papërmbajtshëm sot, duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar 2 asistime, ndërkohë që ndeshja në fund u mbyll me rezultat 3-0. Dy golat e tjerë u shënuan nga Kane dhe Son.

Gjërat për Tottenhamin u lehtësuan shumë në minutën e 37’, kur Wilfried Zaha i mysafirëve u përjashtua nga loja për shkak të arrogancës së tij të zakonshme. Zaha brenda 37 minutave u ndëshkua dy herë me karton të verdhë dhe rrjedhimisht u largua nga loja.

Kështu, Tottenhami vazhdon formën e mirë e xhirove të fundit dhe mbetet rreth pozitave evropiane, kurse Crystal Palace momentalisht renditet në vendin e dymbëdhjetë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League