Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Lukaku ulë rrogën për t’iu bashkuar Interit

Lukaku ulë rrogën për t’iu bashkuar Interit


23 June, 2022 @14:33

Romelu Lukaku shumë shpejt pritet t’i kthehet Interit. Mediat e huaja kanë raportuar se sulmuesi belg është gati t’i kthehet Interit për një marrëveshje huazimi nga Chelsea për 8 milionë euro në vjet.

Kujtojmë, Chelsea e kishte blerë Lukakun nga Interi në verë të kaluar për 113 milionë euro. Por 9-shja e Chelseat nuk ndezi assesi në Stamford Bridge.

SkySports Italia ka bërë të ditur se në javën tjetër Lukaku mund të arrijë në Milano për të kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtar nerazzurr.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ai ka pranuar ofertën e Interit prej rreth 4 milionë euro rrogë vjetore më pak, sesa që e ka aktualisht te Chelsea, 12 milionë euro në vjet.

Belgu ka shënuar 64 gola në 95 paraqitje me Interin në dy vite sa luajti aty, ndërsa te Chelsea menzi shënoi 15 herë në 44 paraqitje përgjatë stinorit të kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League