Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 1-3 LYON

Lyon me befasinë e radhës, arrin gj’finalen pas një dekade

Lyon me befasinë e radhës, arrin gj’finalen pas një dekade


15 August, 2020 @22:48

Lyon që bëri befasi të madhe duke eliminuar Juventusin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ka bërë edhe një befasi në rrugëtimin e tyre fantastik drejt gjysmëfinales.

Ekipi i drejtuar nga Rudi Garcia ka mposhtur favoritin për të kaluar në gjysmëfinale, Manchester Cityn, duke e mposhtur Jose Alvalade të Lisbonës me 1-3 [De Bruyne 69 - Cornet 24, Dembele 79, 87].

Përkundër se City dominoi në posedim të topit si zakonisht, Lyon ka qenë fatal në finalizim, duke shënuar për epërsi përmes Max Cornet (24’).

Pastaj kur City dominoi përgjatë ndeshjes për të arritur deri te barazimi me lojtarin më të mirë të tyre Kevin De Bruyne (69’) dhe pritej fitorja, Lyon dënoi.

Zëvendësuesi Moussa Dembele shënoi dy herë në kundërsulme të francezëve për të sjellë fitoren e madhe të ekipit dhe gëzimin e madh në skuadër, derisa futbollistët e Cityt të shtrirë përtokë dhe të zhgënjyer skajshmërisht nga rezultati, eliminohen.

Të theksojmë, Raheem Sterling humbi rast për të shtyrë topin drejt portës gjysmë të zbrazur pranë rezultatit 1-2 në të mirë të francezve dhe që në aksionin tjetër Dembele shënoi për 1-3.

Lyon do të përballet me Bayernin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku arrin për herë të parë që prej stinorit 2009/10.

GOLAT E NDESHJES


 
Të gjitha lajmet nga Champions League