DEKLASOHET INTERI

Foto; AC Milan Official
Madonnina i takon Rossonerëve
31 January, 2016 @21:44
3-0 në mesjavë dhe 3-0 sonte në Derbin e Madoninës. Një janar për t’u harruar për Interin e Mancinit. Një sezon që po shkonte në mënyrë perfekte deri në mes të muajit janar, tashmë duket se ka filluar fundosjen. Borozani.com
Pas humbjes nga Juventusi në Coppa Italia në mesjavë, sonte Interi i Roberto Mancinit u deklasua me rezultat të njejtë nga rivali i përbetuar i qytetit. Golat e Alex, Bacca dhe Niang i dhuruan fitoren rossonerëve, një fitore shumë e vlefshme në luftën për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Alex me kokë, pas një krosimi fantastik të japonezit Keisuke Honda. Në pjesën e dytë, Interi kishte mundësinë të barazonte ndeshjen, por argjentinasi Mauro Icardi shpërdoroi një penallti. Kjo bëri që “ligji i pashkruar në futboll” të hynte në fuqi dhe Milano shënoi edhe dy herë të tjera me Carlos Baccan e Mbaye Niangun.
Kjo humbje bën që Interi të mbetet në pozitën e katërt, prapa vendit të tretë që dërgon në Champions League.
All Goals HD - AC Milan 3-0 Inter - 31-01-2016 by Gol-Live