KUALIFIKOHET CHELSEA

Festa e Chelseat/ Foto: FA Cup Official
Oscar hat-trick, Hazard të parin e stinorit
31 January, 2016 @18:51
Përkundër se në një moment u mendua që rezistenca do të jetë më e madhe nga vendasit, Chelsea arriti të këndellet shpejt për të shkuar te fitorja e sigurt dhe bindëse ndaj MK Dons në kuadër të xhiros së katërt të FA Cup.
Ajo që vlen të përmendet është se braziliani Oscar është dalluar sot me hat-trick, kurse belgu Eden Hazard ka thyer akullin duke shënuar golin e parë që nga fillimi i këtij stinori dhe atë nga penalltia.