SUPER HIGUAIN

Foto: Napoli Official
Napoli nuk dorëzohet, ndëshkohet Hysaj
31 January, 2016 @16:16
Qëndrimi në krye i Juventusit zgjati vetëm për pak orë. Napoli kreu detyrën në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi ndaj Empolit dhe kështu edhe pas përfundimit të javës së 22-të ruan kreun e klasifikimit.
Ishte Gonzalo Higuain ai i cili hapi serinë e golave në San Paolo. Ky ishte goli i 22-të sezonal i argjentinasit, i cili po e kalon sezonin më të mirë të karrierës. Mysafirët barazuan përmes golit të Paredes, mirëpo epërsinë e vendasve e riktheu Insigne me një super gol nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë fitorja e napolitanëve u vulos me autogolin e Camporeses dhe me dy gola ekspres të Callejonit në fund të takimit.
Në këtë ndeshje për Napolin u paraqit edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili përkundër faktit që u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.