Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SASSUOLO 0-0 MILAN

Maignan shpëton Milanin! Kampioni pa fitore jashtë

Foto: ACMilan/tw

Maignan shpëton Milanin! Kampioni pa fitore jashtë


30 August, 2022 @20:39

Ndeshja hapëse e xhiros së katërt të Serie A ka përfunduar me barazim 0-0, derisa Milan ka shpëtuar pasi që portieri i tyre Mike Maignan ka mbrojtur penalltinë e sulmuesit Domenico Berardi në minutën e 22 të ndeshjes!

Raste kanë pasur më pas të dyja palët, por në fund është dashur të pajtohen me barazim. Duhet theksuar se edhe Stefano Pioli ka bërë disa ndërrime në 11-she startuese, duke i ruajtur disa lojtarë para Derby della Madonnina.

Tommaso Pobega bëri startin e parë te Milanit, derisa pati rast për të shënuar, njëjtë sikurse edhe Rafael Leao që tentoi për fitore. Gjithashtu, Simon Kjaer bëri startin e parë në ndeshje pas nëntë muajsh të lëndimit të ALC-së.

Mysafirllëku i dytë i rossonerëve ka përfunduar me barazim dhe kështu kampionët aktual mbesin pa fitore si mysafir, derisa fitojnë në shtëpi, për të arritur te tetëpikëshi pas katër ndeshjeve.

Sassuolo në anën tjetër me pikën e sotme ka arritur te kouta e pesë pikëve, por Berardi është lënduar dhe tashmë pritet të shihet sa është serioz lëndimi i tij.

 


 
Të gjitha lajmet nga