BAYERN
Makineria në finale
16 April, 2013 @23:00
Bayern Munchen nuk ka të ndalur. Ata sonte kanë shkatërrruar në plotë kuptimin e fjalës kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, Wolfsburg, me rezulat 6-1.
Kosovari Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, derisa ka qenë në fushë gjatë 90 minutave, duke udhëhequr me lojë dhe me mjeshtëri ekipin e tij. Ai gjithashtu ka asistuar dy herë sonte, kur shënuan Arjen Robben dhe Mario Gomez.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 dhe goli i Wolfsburgut në fund të pjesës së parë u dha shpresa të mëdha mysafirëve. Por, goli i Shaqirit në minutën e 50-të ua preu shpresat ekipit të Dieter Heckingut dhe në 10 minutat e fundit sulmuesi i kombëtares gjermane, Mario Gomez, që u fut në ndeshje në minutën e 77-të shënoi hat-trick për të demoluar tërësisht Wolfsburgun.
Bayern në finalen e madhe të Berlinit do të ndeshet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale që luhet nesër ndërmjet Stuttgartit dhe Freiburgut.
DFB POKAL - GJYSMËFINALJA - KUPA GJERMANE
Bayern Munchen - Wolfsburg | 6-1 |