VËLLAZNIMI
Largohet Domi
16 April, 2013 @11:02
Skuadra gjakovare që është e parafundit në tabelën e klasifikimit, Vëllaznimi, ka pranuar dorëheqjen e dhënë nga trajneri i tyre i deritashëm, Ibrahim Domi.
Vëllaznimi nën udhëheqjen e Domit ka arritur të shënojë vetëm një fitore dhe në përgjithësi me 22 pikë është në zonën që të rrëzon nga Superliga. Ndërsa e përditshmja Sport Plus ka njoftuar se kryesia e kuqezinjëve është në bisedime me ish trajnerin e tyre, Ajet Shosholli.
Ndeshjen e radhës Vëllaznimi e luan si mysafir i Trepçës në Mitrovicë.