NAGATOMO
Tjetër goditje për Interin
15 April, 2013 @21:38
Lëndimi i krahut japonez të Interit, Yuto Nagatomo, në humbje ndaj Cagliarit, ka dalë të jetë më serioz sesa që u mendua në fillim.
Sipas informacioneve nga portalet italiane, japonezi do t’i mungojë Interit deri në fund të stinorit, duke thelluar kështu edhe më krizën e neroazzurrëve.
“Testet kanë rezultuar që Yuto Nagatomo ka lënduar meniskusin e jashtëm të majtë dje në ndeshje ndaj Cagliarit,” ka shkruar në njoftimin e faqez zyrtare të kaltër-e-zinjëve nga Milano.
“Edhe Walter Gargano do të mungojë disa ditë, pasi që pësoi një lëndim të lehtë,” shkruante më tej në komunikatën e lëshuar.
Interi është në shënjestër të lëndimeve për momentin, pasi që përveç të përmendurve, edhe treshja e parë e sulmit, Antonio Cassano, Rodrigo Palacio dhe Diego Milito - janë të lënduar.